Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Greqia çel sezonin më 15 qershor, ul çmimet e transportit, nuk ka karantinim për turistët

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 10:55 | Bota
Greqia çel sezonin më 15 qershor, ul çmimet e transportit,

Greqia bëhet gati të presë turistët, me shpresën se do të minimizojë sado pak dëmet në sektorin më fitimprurës të saj.

Siç bëri të ditur kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, ndërsa fluturimet ndërkombëtare charter do të rifillojnë në muajin korrik. 

“Sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, datë në të cilën do të hapen hotelet. Gradualisht nga 1 korriku do të rifillojnë fluturimet ndërkombëtare drejt destinacioneve turistike. Turistëve do t’u merren kampionë për testim në aeroporte dhe do t’iu nënshtrohet protokolleve të higjienës, të cilat nuk do të eklipsojnë diellin dhe bukurinë natyrore të Greqisë”, tha Mitsotakis.

Kështu, turistët nuk do të jenë të detyruar t’iu nështrohen testeve para udhëtimit në Greqi, e as karantinimit 14-ditor. Autoritetet e Athinës janë vlerësuar për mënyrën e menaxhimit të krizës shëndetësore, me vetëm 166 jetë të humbura dhe mbi 2800 raste me Covid-19.

Mitsotakis është i bindur se ashtu siç fituan betejën me pandeminë, do të fitojnë edhe luftën ekonomike. Për të inkurajuar turizmin, Greqia do ta bëjë udhëtimin më të lirë, duke ulur përkohësisht TVSH te të gjitha llojet e transportit e gjithashtu pijet.  

Shteti në Mesdhe do të ofrojë gjithashtu testime të kamionëve te turistët edhe pse nuk është e qartë nëse të gjithë do t’i nënshtrohen kësaj procedure.

Greqia po bisedon me një sërë shtetesh europiane lidhur me sezonin turistik të mbetur pezull. Të martën, kryeministri bullgar, Boiko Borisov tha se vendi i tij nuk do t’u kërkojë më qytetarëve asimptomatikë që vijnë nga Greqia apo Serbia të karantinohen. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli