Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, nga 1 korriku lejohet kalimi në Kakavijë e Kapshticë

Greqia do t’i hapë kufijtë më Shqipërinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas gjatë një konference për shtyp.

Siç bëri të ditur, nga 1 korriku do të lejohen fluturimet në të gjithë vendin e do të hapen pikëkalimet kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.