Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Greqia njeh patentat shqiptare, Parlamenti ratifikon marrëveshjen

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 13:09 | Aktualitet
Greqia njeh patentat shqiptare, Parlamenti ratifikon marrëveshjen

Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Marrëveshja ishte firmosur që në 11 maj 2018, por tani hyri në fuqi, duke prekur si shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe ata që shkojnë si turistë atje.

Ndërkohë, ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj shpjegon se kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e shtetaseve grekë dhe shqiptarë, si dhe kursen kohën e tyre nga procedurat e zgjatura dhe paratë e shumta për pajisjen me leje drejtimi.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje është në frymën e përpjekjeve të diplomacisë shqiptare për të ndërlidhur objektivat madhorë të politikës së jashtme me çështjet ditore të shqiptarëve”, theksoi në mbyllje të postimit të tij Cakaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani