Grupi “Për PD”: Basha të largohet, duhet reformim dhe bashkim i partisë

Grupimi “PËR PD”, i kryesuar nga ish-presidenti Bujar Nishani, doli me një deklaratë të përbashkët ku kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe drejtuesve të tjerë të partisë, si dhe reformimin e kësaj force politike, për të nisur një proces analize, hapjeje dhe bashkimi. Nishani, si kryetar i Këshillit Kombëtar, shpjegoi se statuti nuk ja lejon të thërrasë në mbledhje këtë forum pa lejen e kryetarit. Ndërsa Arben Imami pohoi se grupi në fjalë kishte dijeni për një përpjekje bashkëpunimi të PD-së me PS-në.