Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Grushti i shtetit i dështuar në Gjermani, “mbreti” u tha banorëve të aplikojnë për pasaporta të reja

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 14:50 | Bota

“Mbreti i ri” i Gjermanisë, që nuk erdhi kurrë në fron, kishte nisur sundimin e tij. Nga kështjella Schloss Lobenstein, të cilën kryesisht e kishte përdorur për gjueti, princi Heinrich XIII dhe grupi i tij që planifikonin një grusht shteti kishin nisur shpërndarjen e pasaportave të reja.

“Të gjithë banorët e Bad Lobenstein morën një letër këtë verë, në të cilën na thuhej se nuk jemi gjermanë pasi pasaportat tona nuk ishin gjermane. Më pas na njoftohej se na është dhënë mundësia që të aplikojmë për dokumentet e origjinës sonë gjermane në administratën Reuss (familja e Princit Heinrich XIII). Kjo sigurisht nxiti polemika të mëdha mes popullatë”, deklaroi Andree Burkhardt, zëvendëskryebashkiaku i Bad Lobenstein.

 “Ne e morëm atë letër në kutinë tonë postare. Ishte i tmerrshëm fakti që gjithmonë vinte anonime. Nuk kishte emër në të, as dërgues dhe asnjë tregues kush qëndronte pas”, rrëfen një banor i qytezës.

Autoritetet gjermane zbuluan dhe shkatërruan komplotin më të madh dhe të rrezikshëm ndaj demokracisë në vend. 3 mijë policë u angazhuan në operacionin që përgatitej prej një viti. 25 persona u arrestuan, kryesisht gjermanë, por edhe një shtetas rus, ndërsa mes tyre ishte dhe “mbreti” Heinrich XIII dhe një prokuror federal.

Kështjella ku "mbreti" planifikonte grushtin e shtetit

Ata planifikonin një sulm me armë ndaj institucioneve, duke përfshirë vrasjen e të gjithë atyre që do t’i kundërshtonin, me synimin kryesor ndërrimin e sistemit qeverisë demokratik dhe ndërrimin e republikës me monarki.

Sipas hetuesve, në zemër të puçit qëndron lëvizja ekstremiste “Reichburger”, që përkthehet “qytetarët e pasur”, e cila numëron rreth 21 mijë anëtarë, me mbi 1 mijë prej tyre ekstremistë të krahut të djathtë. Komplotistët nuk njohin Gjermaninë moderne si shtet legjitim, dhe kërkonin kthimin e perandorisë, pasi besojnë se shteti ndodhet nën një pushtim ushtarak nga SHBA-ja, Britania dhe Franca.

Madje “qytetarët e pasur” refuzojnë të paguajnë taksa dhe kanë vetëshpallur territoret e tyre të vogla, të cilat i quajnë "Perandoria e dytë gjermane", "shteti i lirë i Prusisë", ose "Principata e Gjermanisë". Si aleat kryesor kishin përcaktuar Rusinë.

https://a2news.com/2022/12/07/grusht-shteti-ne-gjermani-zbulohet-komploti-arrestohen-25-persona/
https://a2news.com/2022/12/07/cfare-eshte-levizja-reichsburger-dhe-lidhja-me-grushtin-e-deshtuar-te-shtetit-ne-gjermani/
https://a2news.com/2022/12/07/nje-rus-i-implikuar-ne-grushtin-e-shtetit-ne-gjermani-reagon-moska/

A2 CNN Livestream

Dita jonë