“Grushti i shtetit”, Meta: Të tjera prova që Kuvendi gënjeu me konsultimet

Ilir Meta tregoi të tjera përgjigjje që kishte marrë nga institucione dhe organizma, të cilat ishin renditur nga Komisioni i Ligjeve mes atyre që ishin konsultuar për ndryshimet ligjore që prekën betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti përmendi mes të tjerash Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit, që, sipas tij, kanë mohuar të kenë shprehur mendim për Kuvendin.