Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hahn në Shkup, eurokomisioneri i bindur për çeljen e negociatave në tetor

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 14:10 | Ballkani
Hahn në Shkup, eurokomisioneri i bindur për çeljen e

Eurokomisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn dha mesazhe pozitive për negociatat gjatë vizitës së tij në Shkup. Ai nënvizoi se tetori do të jetë vendimtar për këtë çështje dhe kërkoi nga Maqedonia e Veriut që të vazhdojë përmbushjen e reformave.

“Maqedonia Veriore ka bërë përparime dhe është koha që liderët evropiane që ta njohin këtë. Kam ardhur të diskutoj reformat, posaçërisht ato gjyqësore. Jeni afër marrjes së një hapi të madh në tetor. Është e rëndësishme të vazhdoni me reformat, të vazhdojë puna e Prokurorisë Speciale. Gjithashtu është e rëndësishme për qytetarët që të funksionojë sundimi i së drejtës”, u shpreh Hahn.

Ai komentoi edhe deklaratat e fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili duket se ka marrë në dorë frenat e procesit të reformimit dhe zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd për herë të parë, konfirmoi se procesi i negociatave për anëtarësim mund dhe duhet të zhvillohet paralelisht. Ky është një hap i madh përpara”, shtoi komisioneri për Zgjerim.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev tha se vizita e Hahn shënon fazën e fundit të përgatitjes për fillimin e negociatave në tetor. Gjatë qëndrimit në Shkup, Hahn u takua me përfaqësues të opozitës dhe të partive të tjera politike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë