Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Hallet brenda shtëpisë i shtyjnë të krijojnë probleme”, Balla: Deputetët e opozitës të vaksinohen, thuajse të gjithë socialistët e kanë bërë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 11:37 | Politikë
“Hallet brenda shtëpisë i shtyjnë të krijojnë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se mbledhjet e komisioneve parlamentare do të mund të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, kur ata të kenë marrë të gjithë dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Pasi opozita kërkoi që të gjitha mbledhjet të zhvillohen me prani fizike, dhe jo online, Balla tha se të gjithë duhet të japin shembullin dhe të marrin vaksinën anti-Covid. “Unë iu them me përgjegjësi që kam ushtruar autoritetin tim, por edhe kërkesën legjitime, siç po u kërkojmë mësuesve dhe studentëve, edhe deputetët duhet të kryejnë vaksinën. Thuajse të gjithë deputetet e PS i kanë kryer të dyja dozat. Shpresoj që edhe ata të PD të bëjnë të njëjtën gjë. Nga java tjetër do t’i propozojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen, por çdo deputet të tregojë certifikatën green pass”, tha Balla.

https://a2news.com/2021/09/29/mblidhen-mes-debateve-komisionet-parlamentare-pd-kerkon-prezencen-fizike/

“E kuptoj që hallet brenda në shtëpi i shtyjnë të krijojnë problematika të panevojshme në mënyrën e sjelljes. Praktika e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve online mendoj se do të vijoj për raste të caktuara, por kur të bëhet fjalë për seancë dëgjimore me ministra apo çështje që kërkojnë një debat. U bëj thirrje shpirtrave të trazuar në PD që kjo çështje është e qartë, u bëj thirrje deputetëve që nuk e kanë ushtruar këtë detyrim për të kryer vaksinimin me dy doza, sepse mendoj se edhe Shqipëria në një fazë të mëtejshme do të shkojë te faza e tretë, dhe javën tjetër konferenca e kryetarëve do të japë dritën jeshile për zhvillimin në mënyrë tradicionale. Por javën e ardhshme çdo deputetët duhet të jetë i vaksinuar për të marrë pjesë në seancë. Për këtë çështje duhet të shprehet edhe PD, por nga çfarë është diskutuar kemi rënë dakord që pjesëmarrja duhet të jetë me certifikatë vaksinimi, apo në raste që mjekët nuk rekomandojnë vaksinimin, por duhet të jesh i pajisur me test PCR të 48 orëve të fundit”, shtoi kreu i grupit parlamentar të PS.

A2 CNN Livestream

Dita jonë