Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hapen regjistrimet në shkollat profesionale, të rinjtë duan të marrin një zanat

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 14:00 | Aktualitet
Hapen regjistrimet në shkollat profesionale, të rinjtë duan

Prej 12 korrikut në shkollat profesionale në vend kanë nisur regjistrimet. Të shumtë janë të rinjtë që duan të mësojnë një zanat, teksa edhe tregu i punës është i sigurt për profesionistët.

Sebastian Qyra sapo ka përfunduar ciklin 9-vjeçar të arsimit të detyruar. I riu nga Gramshi zgjodhi që arsimin e mëtejshëm të mos e ndjekë në vendlindje, por të shohë drejt kryeqytetit. Sebastiani u regjistrua në shkollën profesionale “Hoteleri Turizëm”, në degën e kuzhinës.

“E zgjodha këtë profesion sepse shoh që ka shumë treg pune, mund të punoj në plazhe, në restorante të ndryshme, është punë që më pëlqen”. Edhe të rinj të tjerë si Sebastiani po orientohen drejt shkollave profesionale.

Ai thotë se të njëjtën zgjedhje kanë bërë edhe shokët e tij të klasës.

“Kam shokë që kanë zgjedhur të bëhen mekanik, elektricist, kanë zgjedhur profesione të ndryshme”.

Regjistrimet në shkollat profesionale kanë nisur që prej 12 korrikut. Drejtuesit thonë se edhe këtë vit interesi është i lartë.

Nxënësit e shkollave profesionale tërhiqen shumë nga bizneset, të cilat vendin e parë për të gjetur punëtorë zgjedhin këto institucione arsimore.

Në këtë kohë kur Europa po na merr profesionistët më të mirë, Shqipëria ka nevojë për të rinj që ushtrojnë një zanat. Drejtuesit e shkollave profesionale u bëjnë thirrje nxënësve të regjistrohen në këtë fazë të hapur aplikimesh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë