Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Hapja e bizneseve, efektet që do ketë vendimi i qeverisë tek ekonomia

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 21:14 | Politikë
Hapja e bizneseve, efektet që do ketë vendimi i qeverisë tek

Vendimi i qeverisë për rihapjen e bizneseve ka gjetur mbështetje nga ekspertët e ekonomisë.

“Mendoj që qeveria, por edhe çdo bashki, të shohë mundësitë qe biznesi të gjallërohet, sa më shpejt do të ndodhë aq më e lehtë do të jetë për të përballuar kostot” thotë Arben Malaj për A2.

Madje, opozita e cilëson të vonuar.

“ Është shumë e qartë që strategjia nuk ka ndikuar aspak te shifrat e pandemisë, prandaj dhe kufizimet e bizneseve për një kohë të gjatë rezulton e paargumentuar”, thotë Petrit Vasili i LSI-së.

Vetë socialistët këmbëngulin se vendimi është në linjë me vendet evropiane.

Sipas deputetit Ervin Bushati, “masat do të jenë njësoj në gjithë vendet e botës. Edhe në Shqipëri do të ndodhë me të njëjtin sinkron”.

Teksa ekonomia po hapet, opozita këmbëngul në nevojën për mbylljen e biznesit fason, “me ambiente të kufizuara, subjektet me rrezikshmërinë  më të lartë”, siç shton Vasili, por kërkesën e PD-së dhe LSI-së, Bushati e sheh si retorikë politike.

“Opozita duhet të mbajë një peshë në shoqëri, sepse çdo shprehje e gabuar e saj, mund të kthehet në viktima në terren, se ato pak njerëz që i dëgjojnë mund të mos i binden udhëzimeve të qeverisë”, përgjigjet deputeti i PS-së.

Paralelisht me hapjen e ekonomisë, qeveria ka njoftuar edhe amnistinë fiskale. Veç tre fashave të përqindjeve të përcaktuara nga qeveria për ata që duan të formalizojnë të ardhurat. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj  sugjeron përqindje zero për një kategori, “ata që janë individë dhe kanë punuar jashtë shtetit për kohë të gjatë”.

Ndërsa ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ngre shqetësimin se propozimi i kryeministrit bie ndesh me ligjet e mëparshme të miratuara nga qeveria

“Në procesin e vetingut, janë bërë shpesh herë deklarime për banesa ose prona të përfituara nga puna e zezë. Disa persona kanë humbur punën sepse nuk i dokumentonin, ani me amnistinë i kthen njeri në punë këto persona?", pyet ai.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani