Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hapja e dosjeve, Vrioni: Kërkesat duhen justifikuar, për I.M. verifikimi jo automatik 

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 17:14 | Politikë
Hapja e dosjeve, Vrioni: Kërkesat duhen justifikuar, për I.M.

Në datën 2 dhjetor hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për autoritetin e dosjeve për të cilat politika tha se tani për qytetarët nuk kanë barriera për t’i aksesuar ato. Në një intervistë për A2 CNN, anëtari i bordit të Autoritetit, Skënder Vrioni, shpjegon se si do të funksionojë ky mekanizëm ligjor.   

“Së fundmi është edhe ky target grupi i qytetarëve, ai neni i shumëpërfolur që edhe ata do të kenë akses në dokumentet e Sigurimit të Shtetit sipas objekti të tyre dhe sipas objektit ne do të verifikojmë si autoritet nëse kërkesa e tyre është në përpjesëtim të drejtë me autoritetin për t’i dhënë informacionin. Pra rast pas rasti do të shohim”, u shpreh Vrioni.

Anëtari i Bordit të Autoritetit të Dosjeve, Skëndër Vrioni shprehet se në gjitha rastet, kërkesa e qytetarëve  duhet të marrin aprovimin e kolegëve të tjerë për t’u legjitimuar, por edhe me marrjen e “dritës jeshile”, dosja jo në gjithë rastet do të jetë e plotë. 

“Në çdo rast, dokumentacioni që do të marrë qytetari duke përjashtuar subjektet regresive, gjyqtar, hetues, prokuror, anëtar të Sigurimit të Shtetit, por edhe bashkëpunëtorë, për këto të dhënat do të jenë të paanonimatizuara, ndërsa dokumentacioni që do t’u vihet në dispozicion subjekteve kërkuese do të jetë i anonimanizuar për personat e tretë”, shtoi ai.

Aksioni politik në parlament u ndez pas shkresës së autoriteti të dosjeve për fund të muajit korrik për Ilir Metën ku pohonte se ish-presidenti kishte figuruar në arkivën e ish-Sigurimit dhe nuk kishte mundur ta riverifikonte për shkak se kishte një certifikatë të mëparshme pastërtie.

Por a do të mundet që pas hyrjes në fuqi të ligjit, kryetari i Partisë së Lirisë të riverifikohet?  

Këto ndryshime hyjnë në fuqi në datën 2 dhjetor nga ku mbetet në dorë të institucioneve publike për të kërkuar riverifikimin e atyre personave që më parë kanë pasur një certifikatë pastërtie, mes të cilëve edhe Ilir Meta.

“Ju thashë që tani në këtë kontekst nuk mund të vihemi në lëvizje vetë, por do të viheni në lëvizje me institucionet publike apo kushtetuese. Të heqim edhe thashethemet dhe hamendësimet që të paktën funksionarët e lartë të jenë njerëz me integritet. Ka ardhur koha për t’u bërë sa më shpejt kjo procedurë, ky katarsis”, përfundoi Vrioni.

Ndryshimet ligjore të Autoritetit të Dosjeve prekin edhe çështjen e gjetjen të personave të zhdukur nga ish-regjimi komunist për të cilën Vrioni shprehet se është ndër prioritetet e punës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani