Hapja e kuadrit negociues, Holanda pro: Të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Holanda zbut qëndrimin e saj në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministria e Jashtme holandeze ka vlerësuar progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se “Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, duke shtuar se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë duhet të ndodhë sa më shpejt”.