Hapja e negociatave, BE: Në shtator diskutimet për kuadrin rregullator

Teksa Shqipëria pret tryezën e pare ndërqeveritare Shqipëri-BE, Brukseli i rikthehet bisedimeve teknike mbi kuadrin rregullator të negociatave me Shqipërinë. Zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim, Ana Pisonero i konfirmoi A2 se si për Tiranën dhe Shkupin, shtatori shënon rikthimin e diskutimeve, për të marrë më pas dakordësinë e vendeve anëtare.