Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hapja e negociatave, Deutsche Welle: Nuk ka rregulla të reja, shtohen shpresat

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 14:26 | Aktualitet
Hapja e negociatave, Deutsche Welle: Nuk ka rregulla të reja, shtohen

Shtohen shpresat për zhbllokimin e procesit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Konstatimin, Deutsche Welle e mbështet në deklaratat e fundit të presidentit Emanuel Macron, por edhe zyrtarëve të lartë europianë.

Në takimin e zhvilluar në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, presidenti francez deklaroi se "Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”.

Gledis Gjipali, Drejtor i "European Movement´- Albania” tha për Deutsche Welle se deklarata e Macron nënkupton arritjen e një konsensusi të të gjitha vendeve anëtare të BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shpresat për arritjen e kompromisit në favor të hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin, me rregullat ekzistuese, janë gjallëruar më tej të premten,  kur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi në konferencën e përbashkët me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç se nuk duhet të ndryshohen kushtet apo rregullat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë