Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hapja e negociatave, Hahn “pa dorashka”: Shkupi më pranë se Tirana

Nga A2 CNN
31 Korrik 2019, 11:58 | Politikë
Hapja e negociatave, Hahn “pa dorashka”: Shkupi më pranë

Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johhanes Hahn, flet “pa dorashka” për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Në një intervistë për austriaken “DerStandard”, zyrtari i Brukselit pranon qasjen pozitive të shteteve anëtare të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin, por nuk ka të njëjtat fjalë për Tiranën.

Hahn thekson se Maqedonia e Veriut zgjidhi mosmarrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, ndërsa për vendin tonë shprehet kështu: “Për Shqipërinë, për fat të keq, problemet janë tani në plan të parë: opozita nuk është në parlament, qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, dhe ka një procedurë për shkarkim kundër Presidentit”, tha Johannes Hahn, komisioner i BE.

Ndërsa komenton dhe shanset e Shqipërisë për marrjen e dritës së gjelbër në tetor për negociatat, ai lëshon dhe një thirrje për partitë politike.

“Shpresoj që të gjitha forcat politike në Shqipëri të njohin seriozitetin e situatës dhe të kuptojnë se çfarë po bëjnë me sjelljen e tyre. Sepse 80% e popullatës dëshirojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit, votues të të gjitha palëve e mbështesin atë”, tha Hahn.

Më tej, në intervistë, Hahn nënvizon dhe përparimin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit dhe përmend si sukses reformën në drejtësi. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani