Hapja e shkollave, Rama: Numrat do të rriten, duhen mbajtur brenda parashikimeve

Edi Rama ishte vetë në një nga klasat e shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës, ku testoi qëndrimin me maskë në ambient të mbyllur.

I vetëdijshëm për anormalitetin e ri që të gjithë duhet t’i përshtaten, kryeministri paralajmëroi rritjen e pashmangshme të shifrave të të prekurve nga Covid-19, me nisjen e vitit të ri mësimor.