Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Haradinaj i sigurt: Kosovë, urime për liberalizimin e vizave

Nga A2 CNN
2 Maj 2019, 19:02 | Kosova
Haradinaj i sigurt: Kosovë, urime për liberalizimin e vizave

 “Urime për liberalizimin!” Kështu u shpreh kryeministri Ramush Haradinaj, i cili pohoi se Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Shefi i Qeverisë tha se këtë konfirmim e ka marrë gjatë qëndrimit në Berlin.

“Ministri i punës së Brendshme Seehofer ka thënë “po” menjëherë. Ky është qëndrimi gjerman, madje ai caktoi personat në mënyrë që kur të merret vendimi mos të humbet kohë", tha Haradinaj.

Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa tha se po vijon edhe pa heqjen e taksës. Duke sjellë në vëmendje takimin bilateral mes dy vendeve në Paris me 1 dhe 2 korrik, Haradinaj nënvizoi se aty do të shkojë për njohje reciproke dhe jo për ndryshime kufijsh.

“Për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, qëndrimet janë të formësuara, nuk shkohet për ndërrim kufijsh por për njohje reciproke”, deklaroi kryeministri kosovar.

Ndër të tjera Haradinaj, ftoi partitë opozitare që të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë duke caktuar përfaqësuesit e tyre për takimin e Parisit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë