Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Haradinaj: Kam dëgjuar zëra se Thaçi është ftuar nga Gjykata Speciale

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 10:59 | Kosova
Haradinaj: Kam dëgjuar zëra se Thaçi është ftuar nga

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku iu përgjigj interesimit të gazetarit për dorëheqjen, ftesën nga Gjykata Speciale, seancën e pyetjeve atje, bisedimet me Serbinë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Ramush Haradinaj u shpreh se ishte surprizuar nga thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale pasi ai ishte akuzuar 2 herë nga Gjykata për Krimet e Luftës dhe në të dyja herët pretendimet e ngritura ndaj tij ishin rrëzuar. Kryeministri dha detaje për seancën e pyetjeve që zhvilloi së fundmi në këtë Gjykatë e cila zgjati për 1 orë, ku nuk ka patur akuza specifike.

“Hetuesit hapën çështjen që donin të mësonin nga unë, çështjen e fillimeve të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin tim aty. Me akuza specifike nuk jam konfrontuar. Avokati im i cili ishte i pranishëm me mua, më dha këshillën që as unë të mos përgjigjem në mënyrë specifike”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj u pyet dhe për zërat e fundit se dhe presidentit Thaçi është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u marrë në pyetje, por mbahet e fshehtë. Ai tha se i ka dëgjuar këto spekulime, por nuk mund të thotë gjë për to.

“Kam dëgjuar edhe unë këso spekulimesh gjithandej, mirëpo për këtë nuk mund të them asgjë. Për mua ka qenë e qartë menjëherë që vendin dhe qytetarët e mi duhet t'i informoj dhe duhet të jap dorëheqje. Në fshehtësi apo me marrëveshje të shfaqem para hetuesve për mua ka qenë e papranueshme” deklaroi kreu në largim i qeverisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë