Harta e re gjyqësore, A2 CNN zbardh propozimet, si mund të shkrihen gjykatat në vend

A2 CNN ka siguruar variantet e deritanishme të KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me hartën e re gjyqësore.
KLGJ propozon një reduktim të ndjeshëm të numrit të gjykatave të rretheve, nga 22 të tilla në 12, me parimin një gjykatë një qark.
Në të njëjtën formë, propozohet bashkim i gjykatës Kukës me atë të Tropojës, i Korçës me Pogradecin, i Lezhës me Kurbinin, si edhe bashkim i gjykatave të rretheve Shkodër dhe Pukë.