Harxhi: Berisha ka qenë në dijeni të gjithçkaje, nuk di arsyen pse e justifikonte Bashën. PD duhet të ringrihet

Berisha ka qenë në dijeni të gjithçkaje, por nuk di arsyen pse e justifikonte gjithnjë Bashën. Kështu u shpreh në studion e Ditari në A2 CNN ish-kandidatja për kryetare e PD-së Edith Harxhi, e cila e konsideroi nul vendimin më të fundit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi i PD, liderin historik të së djathtës Sali Berisha.