Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Hasimja: Vendi meriton politikanët që ka, shqiptarët kanë qasje klienteliste

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2019, 15:09 | Politikë
Hasimja: Vendi meriton politikanët që ka, shqiptarët kanë

Pedagogu dhe politologu Ermal Hasimja shquhet për analizat e tij thumbuese ndaj politikës dhe shoqërisë shqiptare, dhe nuk zhgënjen edhe në intervistën në A2, ku analizon situatën politike në prag të protestës së opozitës së bashkuar më 16 shkurt.

Duke parashtruar faktin që qytetarët janë “të ftohur nga Qeveria por edhe nga opozita”, ai mendon që pikërisht këta të fundit duhet “të krijojnë besueshmëri,  të ofrojnë diçka që është krejt ndryshe nga ajo që afron Qeveria”.

Por problemi nuk qëndron vetëm këtu. Sipas tij sot emergjenca është zhvatja e qytetarit, “sot qytetarët kanë arritur në minimalen e kërkesave, nuk po kërkojnë të bëjnë dallime mes programeve, thjesht kërkojnë që mos t’i vjedhin aq shumë”.

Por edhe shoqëria shqiptare ka fajet e veta, sipas politologut. “Vendi meriton këta politikanë që kemi, edhe pse është mizore si përgjigje.  Njerëzit në pushtet nuk janë të imponuar por të votuar”.

Sipas tij, “një pjesë e mirë e shqiptarëve arsyeton me qasje klienteliste, ka që nuk shohin dallim midis partive, por ka edhe që thjesht shesin votën”.

Për këtë arsye, “gjërat do të ndryshojnë nga protestat por kur njerëzit do të ndjejnë që nuk e meritojnë qeverisjen që kanë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani