Haskuka: Blerje votash nga Vetëvendosja? Shpifje, PDK ka eksperiencë manipulimesh

Situata në Prizren ka njohur disa momente tensioni politik, aty ku ka patur akuza të shumta nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës në qytet për manipulim dhe blerje votash, edhe pse ende jo të faktuara.
Këtyre akuzave iu përgjigj në mikrofonin e A2 kryetari i komunës Prizren, Mytaher Haskuka, që vjen nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje.
“Deri tani ka tre arrestime, dhe të tre denoncimet kanë ardhur nga vetë Vetëvendosja. Pra kemi të bëjmë me shpifje, arsyetime për humbje nga PDK, ata thjesht po përgatisin terrenin. PDK në këtë pikë ka bërë shumë punë në njollosjen dhe manipulimin e popullit”.
Kryetari i komunës mohoi edhe lajmin që një ish-deputet përfaqësues i komunitetit boshnjak të jetë arrestuar. “Nuk është e vërtetë, po bënte fushatë në fshatin e tij, me lajme të rreme nuk bëhet fushata”.
Haskuka bëri sërish apel qytetarëve të Prizrenit “të dalin të votojnë, duke i siguruar që komisionerët e Vetëvendosjes do t’i paraqesin policisë çdo abuzim”.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte