Haxhi apelon për transparencë dhe analizë të situatës energjetike: “PD të kërkojë falje për katastrofën e humbjeve në 2013”

Ish-zv.ministri i Financave, Elton Haxhi, nuk përjashton edhe keqmenaxhimin si një ndër shkaqet e krizës energjetike. Në studion e “Ditarit” në A2 CNN, ai thekson se duhet bërë një analizë që pse erdhëm në këtë situatë dhe cila është kostoja e energjisë që prodhojmë para se të shkohet te rritja e çmimit.