Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hazizaj: Pedofilët në Shqipëri të kastrohen

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 20:34 | Sociale
Hazizaj: Pedofilët në Shqipëri të kastrohen

Aktivisti në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, Altin Hazizaj, deklaroi në “Ditari” në A2 se do të kërkohet që çdo pedofil në Shqipëri të ketë mundësi që të kastrohet.

“Ne kërkojmë që çdo pedofil të ketë mundësinë nga gjykata që t’i rekomandohet kastrimi kimik. Është e vërtetuar shkencërisht që të gjithë ata që me dëshirën e tyre bëjnë kastrim, i ulet dëshira seksuale me 90%. Pra, të gjithë ata grabitqarë seksualë që nuk kontrollojnë dot epshet seksuale, mund të kastrohen. Kjo është alternativë e mirë për të shmangur burgime të gjata”, tha kreu i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. 

Sipas tij, në protestën e sotme, mesazhi më i fortë ishte që ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen: “Për mua ishte mesazhi më kuptimplotë sepse ajo ministri është institucioni që ka lejuar që vajzat tona të vazhdojnë të bëhen viktima të dhunës seksuale. Zyra jonë i ka bërë thirrje sot Prokurorisë së Tiranës që të hapë procedim penal për ministren e Arsimit, Besa Shahini, sepse për ne ka shpërdoruar detyrën. Për shkak të mosveprimit të saj si drejtuese e ministrisë, fëmijët shqiptarë sot janë viktima të dhunës seksuale. Dy muaj më parë ishte rasti i shfrytëzimit seksual në Fier, po brenda në shkollë, nga një mësues”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë