Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hedhja e Kryqit në ujë, ortodoksët kremtojnë ditën e Ujit të Bekuar

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 20:08 | Aktualitet
Hedhja e Kryqit në ujë, ortodoksët kremtojnë ditën e

Dita e Ujit të Bekuar është kremtuar në disa qytete të vendit. Ky ritual kulmon me hedhjen e Kryqit në ujë, ku dhjetëra të rinj kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të nxjerrë Kryqin nga uji.

Në qytetin e Elbasanit, Kryqi u hodh në një nga pishinat e qytetit dhe e kapi i riu Juljan Shqahu.

Në Durrës të rinjtë janë hedhur në ujërat e ftohta të detit për të marrë bekimin e kësaj dite. Fatin e nxjerrjes së Kryqit nga uji e pati Nikolla Bici.

Në Korçë ceremonia u bë në një nga shatërvanët e qytetit. Kryqin e nxori nga uji i riu Tomas Menkshi, ndërsa në Vlorë në ujë është hedhur vetëm një person, Klodjan Shani i cili ka nxjerrë edhe kryqin nga uji.

Ndërkohë qindra besimtarë kanë marrë në banesat e tyre ujë të bekuar, të cilin e mbajnë për gjithë vitin, ndërsa klerikët kanë dhënë mesazhet e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani