Helikopteri luftarak amerikan fluturon pa pilot për herë të parë
Një helikopter luftarak amerikan Black Hawk kreu të shtunën e kaluar fluturimin e parë autonom, pa një pilot në bord. Helikopteri fluturoi për 30 minuta në bazën ushtarake “Campbell” në Kentaki dhe e përsëriti fluturimin edhe të hënën, sipas njoftimit të Agjencisë Amerikane të Projekteve të Mbrojtjes. Fluturimi testues u krye falë Sistemit të Automatizimit të Kabinës Drejtuese, siç quhet pajisja që mendohet të montohet në helikopterët ekzistues, për të bërë të mundur ngritjen dhe manovrimin e tyre pa pilot.