Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Helmimi në Krujë, Ballo: Në ujësjellës duhen përdorur tuba inoksi të një cilësie të lartë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 19:55 | Aktualitet
Helmimi në Krujë, Ballo: Në ujësjellës duhen

Çështja e helmimit të banorëve të Krujës nga uji i pijshëm u diskutua gjerësisht në Ditarin e mbrëmjes në A2 me inxhinierin Fitim Ballo, i cili ka një eksperiencë të madhe me ndërtimin e dhjetëra ujësjellësve në vendin tonë.

Ndërsa përmendi disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në helmimin e banorëve, Ballo tha mes të tjerash se nga pamjet që ka parë ka vënë re  që në ujësjellësin e ri të Krujës nuk janë përdorur tubacione siç kërkohen nga BE.

“Ngjarja në Krujë është e pazakontë që është me pasoja të rënda për popullatën për të cilën duhet të ngrihen strukturat për të gjetur shkakun nga ka ardhur kjo. Shkaku që mund të jetë në Krujë mund të ketë disa arsye. Duhet të shihet si është projektuar dhe zbatuar projekti. I dyti është rrjeti, varet ku kalon. Mund të kalojë në vend të kontaminuara. Depoja është pika kryesore. Ajo duhet të jetë e një cilësie të lartë. Atje mesa pashë janë tubacione që nuk lejohen më. Duhen tuba inoksi të një cilësie të lartë. Në depo duhen kushte sigurie të larta”, tha Ballo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu