Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Heqja e TVSH për jahtet, Klosi: Pas 10 korrikut presim qindra regjistrime

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 13:26 | Aktualitet
Heqja e TVSH për jahtet, Klosi: Pas 10 korrikut presim qindra regjistrime

Ligji i shumëdebatuar i heqjes së TVSH-së për regjistrimin e jahteve nën flamurin shqiptar pritet që të fillojë efektet nga data 10 korrik.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se ky ligj ka ngjallur interes të madh në botën e marinës në zonën e Mesdheut, ndërsa pritshmëritë, sipas Klosit, janë të konsiderueshme me disa qindra jahte që do të lundrojnë nën flamurin shqiptar.

Këto deklarata, ministri i Turizmit dhe Mjedisit i bëri gjatë vendosjes së bovave për ankorimin e jahteve dhe mjeteve të tjera lundruese përgjatë bregdetit të jugut të vendit, duke nisur nga Vlora deri në Sarandë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë