Heronjtë e 11 Shtatorit…

Heroizmi mund të shihej kudo në Nju-Jork më 11 shtator, por pak dolën gjallë nga kullat për të treguar historitë e tyre të vetëmohimit dhe mbijetesës. Kapiteni i divizionit 6 të zjarrfikësve të Nju-Jorkut, Jay Jonas ishte në mesin e atyre pak njerëzve që ndodhej në krye të detyrës mëngjesin e asaj të marte dhe dhe sot jeton për të treguar historinë e tij. Tani 63 vjeç, Jonas është ende në detyrë dhe shërben si zëvendësshef në shërbimin e zjarrfikësve në Nju-Jork.