Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Hetimet në Gjermani, shqyrtohen lidhjet e autorit me ekstremin e djathtë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 11:51 | Bota
Hetimet në Gjermani, shqyrtohen lidhjet e autorit me ekstremin e

Autoritetet në Gjermani janë të bindur se sulmi me armë ku humbën jetën 9 persona kishte motive raciste. Hetuesit po shqyrtojnë lidhjet e autorit me ekstremin e djathtë, ndërsa prokuroria federale gjermane bëri me dije se po heton dhe mundësinë e përfshirjes së ndonjë personi tjetër në organizimin e masakrës.

 Autori, i identifikuar si Tobias Rathjen, publikoi një video në internet duke shfaqur dhe një ideologji të theksuar raciste. 43-vjeçari ishte ndikuar gjithashtu edhe nga teoritë konspirative. Ai u vetëvra dhe i mori jetën nënës së tij pas sulmit me armë në dy lokale në qytetin Hanau, që frekuentoheshin kryesisht nga shtetas turq.

Masakra ka ngjallur frikë tek komunitetet e emigrantëve që jetojnë në Gjermani, dhe kësaj frikë i bëjnë jehonë dhe zyrtarët e shtetit.

https://a2news.com/2020/02/20/sulmi-ne-gjermani-merkel-autori-veproi-per-motive-raciste-ka-disa-tregues/

“Nëse konfirmohet se sulmi i tmerrshëm në Hanau ka lidhje me ekstremin e së djathtës, kjo do të thotë se është vrasja e tretë brenda një viti në Gjermani që frymëzohet nga e djathta ekstreme. Ky është një perceptim shumë i tmerrshëm pasi do të thotë se ekstremizmi i së djathtës është shndërruar sërish në një kërcënim për Gjermaninë dhe këdo që jeton këtu”, deklaroi ministri i Jashtëm Heiko Maas.

Lidhur me ngjarjen reagoi dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan duke kërkuar zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë