Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hetimet për anijen, Prokuroria: S’ka materiale me mbetje radioaktive

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 15:15 | Aktualitet

Prokuroria e Vlorës, edhe pse ka bllokuar tragetin ku u gjetën mbetje të dyshuara të rrezikshme si radioaktive, ka nisur të publikojë dhe rezultatet e para të kontrollit me pajisjet teknike që e përcaktojnë praninë e lëndëve radioaktive.

A2 ka mund të sigurojë procesverbalin e datës 21 shkurt, i cili përcakton se në anije nuk ka elementë radioaktivë që mund të zbulonte kjo pajisje.

Dokumenti i përfshirë tashmë në dosjen hetimore, mban firmën e punonjësit të doganës Vlorë, 3 oficerëve të Policisë Gjyqësore, përfaqësuesit të tragetit “ST Damian” dhe atë të Laborantit të Policisë Shkencore.

Kjo e dhënë e përcaktuar nga pajisja për matjen e radioaktivitetit, e emërtuar MINI Rad- D, e cila disponon 9 nivele për matjen e valëve të rrezikshme të lëndëve radioaktive, në rast konstatimi shoqërohet me dridhje dhe efekte zanore.

Ndërkohë, kampionët janë marrë dhe po analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore në Tiranë. Pronarët italianë të tragetit mohojnë që ngarkesa e tyre të ketë përmbajtje të rrezikshme.

Ata thonë se në fuçi gjendet vaj motori dhe se mbetjet janë normale që krijohen në anije.

“Fuçitë e mbyllura janë me vaj që përdoret për motorët e anijes. Janë 40 metra kub mbetje që janë krijuar në periudhën kur anija ka qenë në kantier, në mesin e shkurtit. I kemi kërkuar dhe kantierit në Kroaci, por për shkak të çështjeve logjistike na kanë thënë se nuk është e mundur. Janë mbetje normale dhe të parrezikshme që akumulohen në anije si gjatë punës normale dhe gjatë kohës që ka qenë në kantier”, thonë pronarët italianë, të cilët shpresojnë që autoritet të zbardhin të vërtetën.

Ndërkohë, në Vlorë protestuan përcjelljen e mbetjeve të rrezikshme nga shteti fqinjë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë