Hetimet për Metën, Policia dhe Prokuroria: U shtuan krimet zgjedhore

192 persona janë proceduar për vepra penale kundër zgjedhjeve, pasi Ilir Meta anuloi me dekret 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Këto shifra vijnë në përgjigje të kërkesës së Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Në përgjigjet e tyre, policia e shtetit dhe prokuroria kanë qenë në sinkron kur kanë raportuar numrin në rritje të veprave penale kundër zgjedhjeve, pas dekretit të Metës. I njëjti dekret me të cilin Presidenca motivoi shkarkimin e kreut te shtetit. Ndërkohë, në shtaro për këtë çështje zbarkojnë në Tiranë edhe përfaqësues të Komisionit të Venecias.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN