Hetimet për pasojat e tërmetit, Prokuroria dërgon për gjykim 16 të pandehur

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që preku Qarkun e Durrësit, Prokuroria e këtij rrethi ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të akuzuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre në projektim, ndërtim, zbatim dhe verifikim kanë sjellë për pasojë shembjen e të paktën 7 ndërtesave ku humbën jetën 23 persona.