Hetimet për pastrimin e parave, qeveria e pakënaqur me punën e Arta Markut

Kritika ndaj punës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thotë nuk janë përmbushur pritshmëritë për sa i përket hetimeve për pastrimin e parave nga zyrtarë të lartë.

“Vakumi ligjor ka krijuar një problematikë. Pavarësisht këtij vakumi të krijuar, Prokurori i Përgjithshëm, është i vetmi mekanizëm inspektues, deri sa Inspektorati i Lartë i Drejtësisë të ngrihet.

Ashtu si ministri i Drejtësisë ka kryer rolin e tij në kuadër të hetimeve apo verifikimeve ashtu duhet ta kryente edhe Prokurori i Përgjithshëm”, tha ministrja Gjonaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN