Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hetimet post tërmetit, Hazizaj: Përgjegjësit jo në qeli, por të marrin koston financiare

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 14:58 | Aktualitet

Pak ditë pas tërmetit të 21 nëntorit, në qeli përfunduan 9 persona, ndërsa 8 të tjerë u shpallën në kërkim. Prokuroria e  Durrësit kërkoi që përgjegjës për ndërtimet ku gjetën vdekjen dhjetëra persona, te mbahen në arrest me burg.    

Por më shumë se një hetim administrative, çështja e tërmetit është edhe një histori penale. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj ka një këndvështrim tjetër kur thotë se pas viteve 2000 nuk kanë ekzistuar më institucionet kërkimore.

Sokol Hazizaj

“Nuk ekzistojnë disa institute që janë në varësi të Këshillit të Ministrave, qe nga Instituti i standardeve, sizmologjiku. Pas vitit 2005 këtyre instituteve iu vu kryqi”, thotë konstitucionalisti për A2.

Sipas tij ky nuk është rasti kur shoqëria s`mund të marr kostot e mbajtjes së njerëzve në burg.

“Shoqëria merr përsipër financiarisht dëmin por edhe pasojën, pra futja e njerëzve në burg. Ne duhet të mësohemi që dëmi i shkaktuar rregullohet nëpërmjet dëmshpërblimeve financiare. Më mirë që këtë grumbull njerëzish ta vjelësh për të riparuar atë vend, sesa të shtosh në kostot e shoqërisë edhe riparimin edhe mbajtjen e tyre”, thotë Hazizaj.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë