Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Hetimi për 137 kg kokainë, një person i katërt në dijeni

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 16:22 | Kronikë
Hetimi për 137 kg kokainë, një person i katërt në

Një person i katërt, i cili ende nuk është arrestuar, ka qenë në dijeni të ngarkesës së kontejnerëve ndërsa ka ndihmuar Ardian Begën dhe Altin Myslihakën të largohen pasi kishin hedhur pakot me oriz në rrugën e plazhit.

Hetuesit thanë se, pas marrjes në pyetje të dy të arrestuarve, ata nuk kanë pranuar të japin identitetin e personit që i ka ndihmuar. Nga ana tjetër, një sërë pikëpyetjesh mbeten nga operacioni për të cilin policia e mediatizoi si një sukses me kapjen e 137 kilogramëve kokainë.

Në momentin e marrjes së pakove, të cilat ishin të zëvendësuara me oriz, kamera kryesore e sigurisë me kënd 360 gradë funksiononte, por ka rezultuar se xhironte qiellin dhe jo terminalin, ndërsa të vetmet regjistrime janë nga dy kamera fikse.

https://a2news.com/2019/09/27/ne-kerkim-per-137-kg-kokaine-malindi-i-arrestuar-me-pare-per-droge/

Një koincidencë ose jo, por veç kësaj, pas marrjes së pakove, policia nuk mundi të arrestojë një prej të dyshuarve, Gentian Malindin. Nëse ishte një dorëzim i kontrolluar pretendohet se mjeti i tyre ndiqej, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Malindi arriti të largohej, ndërsa Bega dhe Myslihaka nuk u ndaluan atë natë, por një ditë më pas. Burimet thanë se Malindi u identifikua pasi kishte përdorur kartën për të kaluar sigurinë në portin e Durrësit dhe në Terminal, çka çoi Prokurorinë tek emri i tij dhe identifikimi i dy të tjerëve. E vetmja kapje e kontrolluar e policisë është çipi GPS, i cili tregon vendndodhjen e saktë pasi të dyshuarit e kishin hedhur në rrugën e plazhit së bashku me orizin dhe gipsin e autoriteteve greke. Në mbyllje sërish një aksion, i cili lë hije dyshimi pasi në pranga ranë dy persona që sigurisht ashtu siç tha dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, ishin pritës dhe jo porositës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu