Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Hetimi për Bylis-Tirana, Halili nuk paraqitet në FSHF

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 13:52 | Futboll

Mesditën e sotme, një pjesë e rëndësishme e vlerësimit të integritetit të takimit të luajtur më 2 korrik mes Bylisit e Tiranës do të bëhet pas dëshmisë së presidentëve të dy klubeve dhe disa lojtarëve të të dyja ekipeve.

Në FSHF u paraqitën për t’u marrë në pyetje nga Komisioni i Etikës arbitri i ndeshjes së 2 korrikut, Juxhin Xhaja, dhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici, i cili vuri në dyshim integritetin e ndeshjes.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj u paraqit para Komisionit të Etikës për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, ndërsa ai i Tiranës, Refik Halili, nuk u paraqit. Klubi bardheblu argumentoi mungesën me mosmarrjen e e-mail-it informues, kështu që paraqitja e Tiranës u shty për të martën tjetër në orën 14:00.

Jurgen Goxhaj
Trajneri Dovedan dhe Murataj

Ndeshja e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, e cila u fitua 2-1 me përmbysje nga mallakastriotët në pjesën e dytë, u shoqërua me dyshime shumë të forta për trukime. Gjithçka lindi prej lëvizjes së pazakontë të koeficientëve në kompanitë ndërkombëtare të basteve. Shifra të konsiderueshme u luajtën për golin e avantazhit të Tiranës, ndërsa edhe pse bardheblutë ishin favoritë shumë orë përpara ndeshjes, në pjesën e dytë koeficientët që favorizonin Bylisin ranë në mënyrë të dukshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu