Hetimi për korrupsion e pastrim parash, Apeli i Posaçëm s’lejon Priftin të hyjë në sallë operacioni

Apeli i Posaçëm refuzoi kërkesën e mjekut kardiokirurg Edvin Prifti për të shfuqizuar masën e “pezullimit nga detyra” të tij. Mjeku po hetohet nga SPAK për akuzën e “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.