Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rinovohet KED për 2020, shorti "kap" Markun e Dvoranin

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 12:33 | Politikë

Institucioni i Presidencës zgjodhi me short këtë të enjte anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020. Ky Këshill bën verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.  

Ata u zgjodhën mes gjuetarëve dhe prokurorëve magjistratë prej më shumë se 10 vitesh dhe ndaj të cilëve nuk kishte masa disiplinore apo procedime.

 Mes emrave të përzgjedhur ishin edhe anëtarja e Kushtetueses, Vitore Tusha, ish-kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe prokurorja e Apelit, Fatjona Memçaj.

 Ato duhet të kalojnë një mandat të dytë në KED, për shkak se ishin pjesë e tij edhe gjatë vitit 2019. Në të njëjtat kushte është edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Ai u zgjodh pa short, pasi është anëtar i vetëm i kësaj gjykate.

https://a2news.com/video/hidhet-shorti-per-keshillin-e-emerimeve-ne-drejtesi/

Për shkak të ligjit, që i njeh kryesimin e Këshillit anëtarit të Gjykatës së Lartë, Dvorani do të vijojë të jetë drejtues i KED. Me short u zgjodhën edhe 5 anëtarë zëvendësues, me përjashtim të Gjykatës së Lartë e cila nuk ka anëtar tjetër veç Dvoranit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani