“Hija e mbretit”, Canosinaj rrëfen errësirën e një bote pa libra

Hija e mbretit është një roman fiksion që fillesën e gjen te faktet historike. Një mbret që sapo ka ardhur në pushtet urdhëron djegien e librave. Po sa errësirë i kushton një vendi ky urdhër? Kolapsin dhe ndjesinë e një bote pa libra na e përcjell Viktor Canosinaj.