Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Histori 2500-vjeçare që vijnë si rrëfime përmes podcast

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 16:08 | Aktualitet
Histori 2500-vjeçare që vijnë si rrëfime përmes

Storie Nostrum është projekti që na prezanton histori 2500-vjeçare përmes një serie podcast-esh. Në pak minuta ju mund të dëgjoni jetën e zakonshme të banorëve në Apoloni apo Butrint.

Gazmend Kapllani, shkrimtar dhe njëkohësisht edhe drejtor i Studimeve Shqiptare në Universitetin DePaul në Çikago, ndan në këtë prezantim përvojën e tij në këtë projekt me Institutin e Arkeologjisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike.

“Nuk mund të shkruash në mënyrë arbitrare, për Apoloninë apo Butrintin, diçka që nuk përputhet me realitetin. Por nga ana tjetër, e bukura e fiksionit historik interpretojmë një realitet që është jashtëzakonisht larg nesh, dhe mundohemi ta sjellim në të tashmen”, thotë Kapllani.

Ato i drejtohen një audience shumë të gjerë, të aksesueshme me një smartphone të thjeshtë si dhe një terminal audio në një muze ose në një vend arkeologjik, duke e nxitur audiencën të përfshihet dhe të jetë pjesëmarrëse, çka na bën të ndryshojmë qasje në mënyrën se si e lexojmë sot ne historinë.

Ndaj edhe ne duhet të përpiqemi jo vetëm ta lexojmë atë por edhe të hulumtojmë për të, qoftë edhe përmes formave të tilla si Storie Nostrum.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani