Historia e 48-vjeçarit në Allias, invalidi që jeton prej 9 vitesh pa energji elektrike

Bardhi Qershori vjen shpesh në qendër shëndetësore, pasi konsultohet për ilaçet që përdor. I papunë dhe i vetmuar, ai kthehet në banesën e tij që ndodhet në Allias, poshtë shkollës “Bajram Curri”, vetëm 3 kilometra nga qendra e Tiranës dhe pasi ngjit shkallët, gjendet në katin e dytë, ku e pret një zbrazëti e pafundme.