Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Historia e Fatmir Gështenjës, me aftësi ndryshe, por i zoti për veten dhe të tjerët

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 13:50 | Sociale
Historia e Fatmir Gështenjës, me aftësi ndryshe, por i zoti

Një person me aftësi ndryshe, jo vetëm që mund të jetë i zoti i vetes, por mund të ndihmojë me punën e tij edhe në sipërmarrje ndërkombëtare.

I tillë është rasti i Fatmir Gështenjës nga fshati, Dorëz i Librazhdit. Ai lindi me probleme në gjymtyrë dhe një prapambetje mendore. Por me mund dhe sakrificë, Fatmiri arriti të përfundonte shkollën e mesme dhe aktualisht prej tre vitesh është pjesë e një fasonerie, e cila prodhon veshje për një nga aktivitetet më të ndjekura të automobilizmit në botë, Formula 1, por jo vetëm.

Fasoneria prodhon gjithashtu veshje për kompaninë e prodhimit të makinave luksoze “Maserati” dhe për karabinierët italianë.

Ai ndjehet mirë me punën, si nga ana shpirtërore, por edhe ajo ekonomike.

Ky shembull tregon se personat me aftësi ndryshe kanë nevojë vetëm për përkrahje dhe mbështetje pasi rezultatet nuk mungojnë. Dhe si të gjithë punonjësit që synojnë ngritje në punën e tyre dhe natyrisht rritje rroge, këtë ambicie e ka edhe Fatmiri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani