“Historia e Kopshtit Zoologjik”, një vepër rreth komunikimit

Të ftuar në A2 CNN, regjisorja Eni Jani dhe aktori Genc Fuga komentojnë reagimin e publikuar ndaj shfaqjes së tyre të fundit që sapo uli siparin në Tiranë, “Historia e Kopshtit Zoologjik” e vënë në skenë nga vetë Jani me protagonistë Fugën dhe aktorin Kristian Koroveshi .
Pjesa teatrale, e shkruar nga Edward Albee në 1958, ambientohet në Nju Jorkun e atyre viteve, ku në një ngjarje në kohë reale publiku ka mënyrë të mendoje mbi barrierat mes njerëzve në komunikim, me një fund që përmbys çdo pritshmëri që publiku krijon gjatë gjithë shfaqjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN