Holanda voton rikthimin e vizave për Shqipërinë, çfarë vjen më pas?

Parlamentarët holandezë kanë votuar në shumicë pro rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë. Nga 150 ligjvënës që ka Parlamenti holandez, 105 prej tyre kërkuan rikthimin e vizave me Shqipërinë. Nga ana tjetër, zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Bertaud, ka deklaruar se nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Holanda që kërkon rikthimin e vizave me Shqipërinë. Ministri i jashtëm i Holandës, Stef Blok, pas votimit tha se nuk parashikon ta paraqesë në Bruksel mocionin e Parlamentit.

Qeveria shqiptare ka reaguar ndërkohë me tone qetësuese për opinionin publik duke i siguruar shqiptarët se lëvizja e lirë do të vazhdojë. Por përse pikërisht në këtë moment partitë holandeze vendosën të bëjnë një lëvizje të tillë? A ka lidhje kjo me krizën politike në vend? A ka pasur një rritje të kriminalitetit apo të kërkesave për azil nga Shqipëria drejt Holandës vitin e fundit, krahasuar me vitet e mëparshme?

Për t’i dhënë përgjigje disa pyetjeve, por edhe shqetësimeve lidhur me çështjen e lëvizjes së lirë, në A2 Debat, ishin të ftuar zëvendësministri i Jashtëm, Sokol Dedja dhe Gledis Gjipali, ekspert për çështjet europiane, por edhe njohës i çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN