Holokausti, historia e një krimi që ndryshoi përgjithmonë botën

27 janari i këtij viti shënoi 75-vjetorin e tragjedisë së Holokaustit. Në vitin 2002, Kombet e Bashkuara e shpallën këtë datë, si Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit, në nder të miliona viktimave të gjenocidit të Gjermanisë Naziste, krime që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për të shfarosjen e hebrenjve. Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie…