Homazhet e Haradinajt: Ecim drejt integrimit euroatlantik dhe bashkimit me Shqipërinë

“Kosova do të ecë drejt integrimit euroatlantik dhe bashkimit me Shqipërinë”. Deklarata ka ardhur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë homazheve në memorialin “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan në përvjetorin e 13-të të pavarësisë së vendit.