Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hoti takon liderët politikë: Qasje e përbashkët për dialogun, unë e udhëheq

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 17:28 | Kosova
Hoti takon liderët politikë: Qasje e përbashkët për

Qeveria e Kosovës ka mbështetjen e partive sa i përket qasjes për dialogun me Serbinë. Këtë e tha kryeministri Avdullah Hoti pas takimit të zhvilluar me liderët e partive politike të AAK, Nisma social demokrate, AKR dhe komuniteteve jo shumicë.

 “Ata i dhanë mbështetje qasjes sonë për dialogun. Jam i inkurajuar me gjithë këtë mbështetje. Ne jemi gati që të ulemi në tavolinë të dialogut, për një qëllim të vetëm, për marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, deklaroi kryeministri Hoti.

Ftesën e kryeministrit Hoti për pjesëmarrje në takim e refuzuan kryetari i lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i PDK-së Kadri Veseli. Munguan gjithashtu përfaqësuesit e listës serbe.

https://a2news.com/2020/06/17/hoti-fton-partite-politike-ne-takim-vetevendosje-e-refuzon-dialogu-me-serbine/

Kryeministri tha se të martën do të raportojë para deputetëve të Kosovës lidhur më procesin e dialogut, që siç tha do të udhëhiqet prej tij, ashtu siç e kërkon Kushtetuta.

Takimi  i zhvilluar në godinën e qeverisë u thirr për koordinimin e qëndrimeve mbi dialogun Kosovë-Serbi para se Hoti të udhëtojë në Uashington më 27 qershor.

https://a2news.com/2020/06/15/dileme-kush-drejton-delegacionin-thaci-takon-hotin-flasin-per-dialogun/

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Hoti dhe presidenti Hashim Thaçi, do të takohet atje me palën serbe, me ftesë të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell.

A2 CNN Livestream

Dita jonë