Humbi garën për kreun e KMSH, Gurra reagon ashpër: Të kapur nga Gylenistët

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka reaguar ashpër pasi humbi garën për kreun e re të KMSH. Ai u shpreh se nuk e njeh rezultatin dhe shtoi se institucioni po drejtohet nga Gylenistët. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra mori 26 vota ndërsa Myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku mori vetëm 2 vota. 91 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm votuan për kreun mysliman i cili do ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN