Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Hyjnë në fuqi masat, pensionet indeksohen me 3,3%. Nis të shpërndahet bonusi 3000 lekë

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 15:12 | Sociale
Hyjnë në fuqi masat, pensionet indeksohen me 3,3%. Nis të

Prej këtij muaji, rreth 673 000 të moshuar në të gjithë vendin do të marrin nga 400 deri në 1000 lekë më shumë, në varësi edhe të pensionit që përfitojnë.

Gjithashtu, prej 1 prillit, gati 576 000 familjeve të konsideruara si më të prekurat nga rritja e çmimit, do t’u shpërndahet shuma prej 3000 lekësh. 

Por, nga paketa e rezistencës nuk do të përfitojnë të gjithë pensionistët, edhe pse vlerësohen si kategori vulnerabël.

Kreu i ISSH, Astrit Hado, u shpreh: “441 000 persona përfitojnë, ndërkohë që ka dhe pensionistë të tjerë, që kanë pension të lartë”.

Ndërkohë, të gjithë përfituesit duhet të tërheqin bonusin brenda muajit qershor.

Kjo mbështetje do të jepet për tre muaj rresht për pensionistët, personat me aftësi të kufizuar dhe ato familje që trajtohen me ndihmë ekonomike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë